UBT News

Ofensiva ruse “do të dështojë”, thotë zyrtari ukrainas

Ofensiva e re e Rusisë në Ukrainën lindore po vazhdon “me shumë kujdes” dhe Moska nuk do të jetë në gjendje të arrijë ambicien e saj për të kapur Donbasin, ka thënë një ndihmës i Zelenskyyt.

Oleksiy Arestovych tha në një fjalim televiziv se trupat ruse po përpiqeshin të gjenin “pika të ndjeshme” në mbrojtjen e Ukrainës. Por ai pohoi se Moska “nuk ka forcë të mjaftueshme” për të depërtuar.

“Sulmimi i tyre do të dështojë – unë ju garantojë 99 për qind”, tha Arestovych./UBTNews/

Exit mobile version