Në përkrahje të luftës kundër korrupsionit dhe për të promovuar një mjedis të drejtë dhe konkurrues, Oda Ekonomike e Kosovës si institucioni më i rëndësishëm i biznesit në vend, ka nënshkruar Kodin e Bizneseve kundër Korrupsionit, i lansuar nga USAID-i me mbështetje të Institutit Riinvest dhe KMI-së.
Palët nënshkruese të kësaj marrëveshje do të angazhohen që të mbeshtesin çdo iniciativë që ka për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të biznesit në Kosovë.
Në një deklaratë të përbashkët, palët e kësaj marrëveshje angazhohen që gjatë çdo aktiviteti biznesor të sillen në përputhje me parimet etike dhe ligjore, duke mbështetur konkurrencën e lirë dhe të drejtë në tregun e Kosovës.
Oda Ekonomike e Kosovës thotë se është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet dhe organizatat relevante për të përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti më të favorshëm për të gjitha kompanitë e sektorit privat në Kosovë.