UBT News

Oda e Stomatologëve të Kosovës akrediton Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

UBT më 29 dhe 30 tetor 2022 do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Stomatologjike “Konferenca Ndërkombëtare për Shkencën Dentare” (IC-PNS 2022), e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën Stomatologjike të Kosovës.

Të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, njoftohen se me pjesëmarrjen në këtë konferencë, poentimi do të jetë si vijon:

15 pikë pjesëmarrës aktiv;

10 pikë pjesëmarrës pasiv.

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të bëjnë pagesën prej 30 euro dhe fatura si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës: ic.ds@ubt-uni.net, teksa është e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shkruhet: Konferenca për Stomatologji, (Emri dhe Mbiemri i pjesëmarrësit).

Detajet e pagesës bankare janë:

BKT BANK

Emri i mbajtësit të llogarisë: UBT SHPK

Numri i plotë i llogarisë (përfshirë kodet bankare) / IBAN: XK05 1902 3711 9403 1191

Numri i llogarisë: 1902-3711-9403-1191

Emri i Bankës: Banka Kombëtare Tregtare

Adresa e degës: Rr. “Enver Maloku” Nr. 10 Prishtinë

BIC / SWIFT: NCBAALTXKSO

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2022/.

Exit mobile version