Samiti F’Oda, konferenca novatore për fuqizimin e grave dhe vajzave në vend, pritet të sjellë së bashku liderë, sipërmarrëse e personalitete të profileve të ndryshme, me datë 15 Korrik në Kampusin e UBT-së.
Në komunikatë thuhet se ky samit është ideuar nga një grup të rejash profesioniste shqiptare në diasporë të frymëzuara të realizojnë misionin e tyre – për vajzat, nga vajzat.
“Vajza që i sjellin ekspertizën e tyre nga prapavi si studimet ndërkombëtare, politikën, ekonominë, gazetarinë, shëndetin publik global, fotografinë, artit skenik, teologjinë dhe avokimin”, thuhet në njoftim.
Gjithçka nisi me konceptin e odës tradicionale shqiptare e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë një hapësirë fizike ku gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë të përjashtuara. Hapësirë kjo ku vetëm burrave dhe djemve të shoqërisë iu dha privilegji për të hyrë dhe dera u mbyll për gjininë femërore.
Themelueset e Samitit F’Oda po synojnë të krijojnë një hapësirë të tillë për gra dhe vajza duke organizuar odën e parë për femra ku ato jo vetëm që do të amplifikohen, por do të dëgjohen dhe vlerësohen.
“Një hapësirë ku vajzat e reja të Kosovës do të mësojnë rëndësinë e motërzimit shqiptar nga vendasja tek ajo e diasporës, fuqia e një hapësire të përbashkët për të transferuar njohuritë midis dy grupeve dhe, në fund të fundit, të fuqizojnë njëra-tjetrën”, thuhet në njoftim.
F’Oda iu dedikohet vajzave të shkollave të mesme duke iu siguruar një hapësirë për të mësuar rreth kompleksitetit të pabarazisë gjinore në Kosovë.
Bëhet e ditur se samiti do të mbulojë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë vajzën fuqizimi, edukimi seksual, punëtoritë e karrierës dhe shumë më tepër.