UBT News

Oda e Infermierëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Infermieri, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

Oda e Infermierëve dhe Mamive të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Mjekësi dhe Infermieri, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë infermierët dhe studentët e Infermierisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 20 pikë;

Pjesëmarrja pasive – 15 pikë.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të mbahet më 29 dhe 30 tetor 2022.

Exit mobile version