UBT News

Oda e Infermierëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

Oda e Infermierëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Shkencat Mjekësore (Infermieri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë), nga ku të gjithë të hulumtuesit shkencorë dhe të interesuarit e tjerë mund të marrin pjesë.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 20 pikë

Pjesëmarrja pasive – 15 pikë

Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 40 euro (për pjesëmarrësit aktiv), si dhe 20 euro (për pjesëmarrësit pasiv).

Pagesa bëhet përmes bankës BPB, me emërtimin: “UBT KNBT SHPK”, në xhirollogarinë bankare 1300 0015 0000 5275.

Exit mobile version