UBT News

Oda e Avokatëve në Shri Lankë u kërkon drejtuesve dhe qytetarëve të kuptojnë ‘situatën e brishtë’

Oda e Avokatëve të Shri Lankës u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe protestuesve të qetësojnë situatën në vendin e goditur nga kriza.

Organi, i cili përfaqëson profesionin ligjor në Shri Lanka, tha se është “thellësisht e shqetësuar” nga pushtimi i zyrave të kryeministrisë nga protestuesit dhe kërkoi që ato t’u kthehen autoriteteve.

Në një prononcim për media, kryetari i saj, Saliya Pieris i bëri thirrje kryeparlamentarit, kryeministrit dhe të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve që “ta kuptojnë situatën fragjile të kombit” dhe të veprojë me “një ndjenjë sakrifice në interesin më të mirë të vendit”.

Ai u kërkoi gjithashtu protestuesve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hapësirë ​​për “tranzicionin paqësor të pushtetit” të cilin udhëheqësit kanë premtuar./UBTNews/

Exit mobile version