Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale, pasi konsideron se tërheqja cenon standardin e jetesës në moshën pas pensionimit.
Oda Amerikane përmes një komunikate për media ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale, ashtu që të bëjë të përballueshme për qytetarët situatën aktuale të çmimeve të ngritura.
“Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave”, thuhet në komunikatë.