UBT News

OCHA: Situata në Rripin e Gazës ‘brutale, e papranueshme dhe katastrofike’

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHA) në territoret e pushtuara palestineze thotë se situata në Rripin e Gazës është “asgjë më pak se katastrofike”.

“Njerëzit e zhvendosur në Rafah nuk kanë ku të qëndrojnë dhe në fakt jetojnë në rrugë”, tha Ajith Songhai. “Njerëzit që ne intervistuam kanë frikë se dhuna e rëndë do të përhapet në Rafah, e cila do të ketë efekte katastrofike te mbi 1.3 banorë njerëz atje”.

Songhai shtoi se nuk ka qasje në veri të Gazës, e cila po goditet nga bombardimet izraelite, madje as për të ofruar ndihmë themelore humanitare.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, dështimi për të ofruar ndihmë shkel detyrimet e Izraelit”, tha Songhai./UBTNews/

Exit mobile version