Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka verifikuar 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë qysh prej fillimit të luftës, deklaroi drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të martën, duke i kërkuar Rusisë “të ndalë këtë luftë”.
Në një adresim nga Kievi, Tedros tha se “është thellësisht i prekur” nga ajo që ka parë dhe dëgjuar.
Tedros tha se sulmet në objektet shëndetësore duhet të ndalen, teksa shtoi:“Është një ilaç që OBSh-ja nuk mund ta japë, dhe për të cilin Ukraina ka nevojë më shumë se çdo tjetër, dhe ai ilaç është paqja”.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse ta ndalë luftën”, deklaroi ai.
Tedros tha se ka diskutuar lidhur me situatën shëndetësore në Ukrainë me zyrtarët ukrainas dhe shprehu mbështetjen e OBSh-së për sistemin shëndetësor të Ukrainës.
“Mesazhi im për të gjithë ukrainasit është që OBSh-ja është me ju”, deklaroi ai.
Ai shtoi se pavarësisht shkatërrimit, ai pa rezistencë të jashtëzakonshme te banorët e Ukrainës./UBTNews/