UBT News

OBSh thotë se që nga fillimi i luftës u kryen mbi 600 sulme ndaj qendrave të kujdesit shëndetësor në Ukrainë

FILE - Marianna Vishegirskaya walks down stairs in a maternity hospital damaged by shelling in Mariupol, Ukraine, Wednesday, March 9, 2022. Vishegirskaya delivered her child the next day to the sound of shelling. Vishegirskaya, a Ukrainian beauty blogger who Russian officials accused of being a crisis actor when she was photographed in the rubble of a Mariupol maternity hospital a month earlier, has emerged in new videos that are fueling fresh misinformation about the attack. (AP Photo/Evgeniy Maloletka, File)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) thekson se deri më tani janë kryer mbi 620 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore në Ukrainë qëkur Rusia filloi pushtimin e saj ushtarak në shkurt.

Prioritetet kryesore të agjencisë janë vazhdimi i mbështetjes për 150 partnerët shëndetësorë në terren dhe reagimi urgjent ndaj 620 sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës, tha të premten drejtori i agjencisë për Evropën, Hans Kluge.

Shqetësimet tjera të OBSh-së janë edhe nevojat shëndetësore të atyre në Ukrainë dhe “parashikimi dhe përgatitja për sfidat që do të sjellë dimri”, tha ai në një konferencë shtypi mbi ndikimet shëndetësore të konfliktit në rritje në Ukrainë.

Sezoni i dimrit paraqet sfida veçanërisht për ata që “jetojnë në mënyrë të pasigurt” dhe s’kanë mundësi t’i ngrohin shtëpitë e tyre, shtoi Kluge./UBTNews/

Exit mobile version