Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po përgatitet për “sulme kimike” të mundshme në Ukrainë, ndërsa Moska vazhdon të ecë përpara me ofensivën e saj.
“Duke pasur parasysh pasiguritë e situatës aktuale, nuk ka garanci se lufta nuk do të përkeqësohet”, citoi agjencia e lajmeve Reuters, Hans Kluge, drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropën, të thoshte në një deklaratë.
“OBSH po shqyrton të gjithë skenarët dhe po bën të papritura për situata të ndryshme që mund të prekin popullin e Ukrainës, nga trajtimi i vazhdueshëm i viktimave masive, te sulmet kimike”, shtoi Kluge, pa dhënë detaje të mëtejshme./UBTNews/