UBT News

OBSH thotë se pezullimi i fondeve për UNRWA-n do të ketë pasoja katastrofike për Gazën

A man carries relief supplies provided by the United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees UNRWA in the southern Gaza Strip city of Rafah, Jan. 28, 2024. Funding suspension would force UNRWA to halt all its activities in the conflict-ridden Gaza Strip in a few weeks, the UN relief agency's commissioner-general said Sunday. The United States, Canada, Britain, Germany, Australia, Finland, and the Netherlands decided to pause funding to UNRWA after Israel accused several UNRWA employees of suspected involvement in the Oct. 7 attack on Israel last year. (Photo by Khaled Omar/Xinhua via Getty Images)

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendimet e donatorëve kryesorë për të pezulluar fondet për furnizuesin më të madh të ndihmës humanitare – UNRWA, “do të ketë pasoja katastrofike për popullin e Gazës”.

Në një konferencë për media ai kërkoi që vendimet të rishqyrtohen, teksa shtoi se asnjë organ tjetër “nuk ka kapacitetin për të ofruar shkallën e ndihmës për të cilën 2.2 milionë njerëz në Gaza kanë nevojë urgjente”.

Të paktën 17 vende kanë njoftuar se do të pezullojnë fondet për agjencinë e OKB-së qëkur Izraeli ngriti akuza se dhjetëra punonjës të UNRWA-s janë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit. Disa nga donatorët më të mëdhenj të UNRWA-s si SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë ndër shtetet që kanë pezulluar fondet./UBTNews/

Exit mobile version