Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e së hënës. Ky tërmet la mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.
“Hartat e përmbledhjes së ngjarjeve tregojnë se potencialisht 23 milionë njerëz janë të ekspozuar, në mesin e tyre rreth pesë milionë popullsi të cenueshme”, tha zyrtarja e lartë e urgjencave të OBSH-së, Adelheid Marschang.
Kreu i OBSH shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke e quajtur atë një “garë me kohën”.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonat ku nuk kemi ende informacion”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Hartëzimi i dëmit është një mënyrë për të kuptuar se ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë”./UBTNews/