Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin si pasojë e problemeve që vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit në Evropë se kudo tjetër, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në vitin 2019, sipas OBSH-së, 2.6 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e përdorimit të alkoolit. Kjo është një rënie prej 2.5 për qind nga viti 2010, por ende “e lartë dhe e papranueshme”, tha Dr Vladimir Poznyak, i cili drejton njësinë për përdorimin e alkoolit, drogës dhe sjelljeve të varësisë në departamentin e shëndetit mendor dhe substancave të OBSH-së.
Evropa ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë si pasojë e alkoolit – 52.9 për 100,000, pak mbi Afrikën 52,2 për 100,000 – si dhe shkallën më të lartë në botë të çrregullimit të përdorimit të alkoolit, me 10.7 për qind, megjithëse prevalenca ka rënë në vitet e fundit./UBTNews/