Më shumë njerëz mund të vdesin si pasojë e sëmundjeve infektive sesa nga bombardimet në Rripin e Gazës nëse sistemet shëndetësore dhe sanitare nuk përmirësohen, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Infrastruktura kritike në Gaza është gjymtuar si pasojë e mungesës së derivateve dhe furnizimeve të tjera, si dhe pas sulmeve që kanë në shënjestër spitalet dhe objektete e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), qëkur Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza që nga 7 tetori.
“Eventualisht ne do të përballemi me vdekjen e njerëzve nga sëmundjet sesa nga bombardimet nëse nuk arrijmë ta rikthejmë sistemin shëndetësor”, deklaroi Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH-së.
Sipas saj, kolapsi i spitalit al-Shifa në veri të Gazës është “tragjedi” dhe shprehu shqetësimin e saj në lidhje me ndalimin e disa personave të stafit mjekësor nga forcat izraelite. Ajo përsëriti edhe shqetësimet për rritjen e shpërthimeve të sëmundjeve infektive në Gaza, veçanërisht sëmundjeve diarreike./UBTNews/