Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se vitin e kaluar kishte rritje alarmante 30-fish të rasteve me fruth.
Shefat e shëndetësisë paralajmërojnë se rastet janë në rritje dhe se nevojiten “masa urgjente” për të parandaluar përhapjen e mëtejme. Gjatë vitit 2023 u infektuan 30 mijë njerëz krahasuar me 941 të infektuar gjatë gjithë vitit 2022.
Sipas OBSH-së, kjo është rezultat i vaksinimit më të ulët të fëmijëve kundër sëmundjes gjatë pandemisë COVID-19.
Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë në Britani të Madhe thanë se shpërthimi i fruthit ngjitës mund të përhapet me shpejtësi edhe në qytete tjera të cilat kanë shkallë të ulët vaksinimi.
Më shumë se 3.4 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç janë të pambrojtur dhe rrezikohen nga sëmundja, sipas NHS England./UBTNews/