UBT News

OBSH: Rriten rastet me kancer në mushkëri në mbarë botën

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar një studim shqetësues mbi rritjen e rasteve të kancerit të mushkërive, veçanërisht te individët që nuk kanë pirë kurrë duhan. Sipas këtij studimi, kanceri i mushkërive te ata që nuk janë duhanpirës tashmë është shkaku i pestë më të madh i vdekjeve nga kanceri në botë.

Një nga faktorët kryesorë që po kontribuon në këtë rritje është ndotja e ajrit. Studimi tregon se kanceri i mushkërive, i njohur si adenocarcinoma, ka shfaqur një rritje të dukshme, duke u bërë forma më dominueshëm e sëmundjes tek meshkujt dhe femrat globalisht. Në vitin 2022, rreth 200,000 raste të adenocarcinomës ishin të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit.

Studimi, i botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine, ka identifikuar Azinë Lindore, veçanërisht Kinën, si rajonin me numrin më të lartë të rasteve të adenocarcinomës të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Dr. Freddie Bray, autori kryesor i studimit, theksoi nevojën urgjente për monitorim të rrezikut në ndryshimin e formave të kancerit të mushkërive dhe përpjekje të mëtejshme për kontrollimin e ndotjes./UBTNews/

Exit mobile version