UBT News

OBSH rekomandon vaksinën e dytë kundër malaries

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar vaksinën e dytë kundër malaries, një vendim që mund t’u ofrojë vendeve një opsion më të lirë dhe më të disponueshëm sesa masa e parë në botë kundër sëmundjes parazitare.

Sipas OBSH-së, vaksina R21/Matrix-M e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit i Britanisë, mund të përdoret për të parandaluar këtë sëmundje, që përhapet te njerëzit nga disa mushkonja.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se agjensia shëndetësore e OKB-së po miraton vaksinën e re të malaries bazuar në këshillat e dy grupeve të ekspertëve, duke rekomanduar përdorimin e saj te fëmijët në rrezik të sëmundjes.

Vaksina R21/Matrix-M është prodhuar nga Instituti i Serumit të Indisë dhe tashmë është miratuar për përdorim në Burkina Faso, Gana dhe Nigeri./UBTNews/

Exit mobile version