Më shumë se 41 mijë raste të lisë së majmunëve dhe 12 vdekje janë raportuar nga 96 vende, me shumicën e rasteve nga Shtetet e Bashkuara, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSh e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore globale në korrik.
Sipas raportit të fundit epidemiologjik të OBSh-së, numri i rasteve të raportuara globalisht ra me 21% në javën e mbyllur më 21 gusht, pas një tendence njëmujore të rritjes së infeksioneve.
“Ka shenja se shpërthimi po ngadalësohet në Evropë, ku një kombinim i masave efektive të shëndetit publik, ndryshimi i sjelljes dhe vaksinimi po ndihmon në parandalimin e transmetimit“, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.
Megjithatë, më shumë se një duzinë vendesh panë një rritje të numrit të rasteve javore me rritjen më të lartë të raportuar në Shtetet e Bashkuara. Mbi 34% e numrit aktual të rasteve globale është në Shtetet e Bashkuara.
OBSh tha se infeksionet në rajonin e Amerikës treguan “një rritje të vazhdueshme të pjerrët” në javën e kaluar. /UBTNews/