UBT News

OBSh raporton 62 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor ukrainas

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) tha se ka verifikuar 62 sulme të ndara në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë qysh prej kur filloi pushtimi rus i Ukrainës gati katër javë më parë. OBSh-ja njoftoi se 15 persona kanë vdekur në këto sulme dhe së paku 37 të tjerë janë lënduar.

Ndërkohë, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Poloni thonë se sipas një vlerësimi, rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë mbërritur atje vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht për shkak të traumave. Punonjësit shëndetësorë në kufij raportojnë se fëmijët dhe nënat që arritën atje ishin tejet të rraskapitur dhe vuanin nga dehidratimi, ndërsa të moshuarit kryesisht përballen me mungesë të ilaçeve për sëmundjet sikurse diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tani raporton se 3.557 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina./UBTNews/

Exit mobile version