Hamid Jafari nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se programi i vaksinimit në Gaza “po shkon mjaft mirë”.
“Ne kemi vaksinuar tashmë më shumë fëmijë nga sa kishim vlerësuar se ishin në këtë zonë të mesme të Gazës – kjo është faza e parë e fushatës. Deri në këtë mbrëmje, ne do të bëjmë një vlerësim nëse ka ende fëmijë që duhet të vaksinohen… sepse tani po gjejmë më shumë fëmijë në këtë zonë nga sa kishim vlerësuar”, tha Jafari për Al Jazeera.
“Kështu që ka të ngjarë të na duhet edhe nesër për të vazhduar vaksinimin”, tha ai.
Ai shtoi se të enjten një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit do të fillojë në jug të Gazës, ku “është pjesa më e madhe e fëmijëve – 300,040 fëmijë të vlerësuar janë në jug”.
“Pasi të përfundojë kjo, përsëri rreth katër ditë, pas kësaj do të fillojë veriu i cili përsëri ka një popullsi të përllogaritur të fëmijëve nën 10 vjeç prej 150,000″, tha Jafari./UBTNews/