Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar stuhi të re të variantit Omicron të COVID-19 në gadishullin evropian.
Ai i ka ftuar të gjithë që të marrin dozën e tretë të vaksinës.
“Merreni vaksinën përforcuese, merreni, merreni! Vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”, tha ai.
Kjo ndryshon nga linja zyrtare e OBSH-së, drejtuesit e së cilës i kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet në vështirësi, raporton atsh.