UBT News

OBSh paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të kolerës në zonën ku u shkatërrua diga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të kolerës pas shkatërrimit të digës në Ukrainën jugore.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus tha se ndikimi i përmbytjeve dhe dëmtimi i infrastrukturës në rajon nuk mund të nënvlerësohet dhe sistemet sanitare do të preken.

Teresa Zakaria, oficere teknike për reagimin ndaj emergjencave në OBSh, thotë se ata nuk kanë shënuar asnjë rast të kolerës që nga fillimi i luftës, por gjurmë të baktereve të kolerës janë hasur më parë në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version