Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se është e shqetësuar për përhapjen e sëmundjes në Gaza, pasi palestinezët që janë të zhvendosur po luftojnë për të mbijetuar në mes të bombardimeve të pamëshirshme të Izraelit në enklavë.
Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Dr. Richard Peeperkorn, thotë se të zhvendosurit “kanë nevojë për çarçafë, dru, për gjithçka”.
“Ne jemi vërtet të frikësuar për përhapjen e sëmundjeve infektive, sëmundjeve të shkaktuara nga uji”, thotë ai dhe e përshkruan situatën e ujit “si kritike”.
Spitali Al-Nasser në Khan Younis po strehon mijëra pacientë, thotë ai, edhe pse ka një kapacitet prej vetëm 350.
“Reparti i traumës ishte një zonë lufte kur e vizituam”, thotë ai. “Shumë pacientë të traumës në dysheme, duke bërtitur të frikësuar nga anëtarët e familjes”./UBTNews/