Pandemia e Covid-19 është pranë fundit, deklaroi sot i dërguari spacial i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro për SkyNews.
Nabarro pretendon se ky virus do të përbëjë një situatë të vështirë edhe për, të paktën, tre muajt e ardhshëm, por se ”ne mund t’ia shohim fundin”, transmeton ATSH.
“Ky virus do të përbëjë një situatë të vështirë edhe për, të paktën, tre muajt e ardhshëm, por ne mund ta shohim fundin e tij”, deklaroi Nabarro.
”Kam frikë se jemi përgjatë një maratonë, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të thënë se kemi arritur në fund, ne mund ta shohim fundin në horizont, por nuk jemi ende atje. Dhe do të ketë probleme para se të arrijmë atje”, theksoi ai.