“Kam besim se në një moment gjatë këtij viti do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar dhe si një pandemi”.
Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai tha se numri i vdekjeve të raportuara në baza javore është tani më i ulët se kur u përdor për herë të parë fjala “pandemi” tre vite më parë.
Tedros tha gjithashtu se përmirësimi është i rëndësishëm për të marrë masa për të tilla situata./abcnews.al