Më shumë se gjysma e popullsisë në rajonin e Evropës mund të infektohet nga Omicron brenda dy muajve të ardhshëm, paralajmëroi agjencia e OKB-së.
Më shumë se shtatë milionë infeksione u konfirmuan në të gjithë rajonin në javën e parë të vitit 2022.
“Prej nga 10 janari, 26 vende raportojnë se mbi një përqind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, tha Dr. Hans Kluge.
Pesëdhjetë vende kanë raportuar tani raste të Omicron ku varianti po shkon “duke u bërë shpejt virusi dominues në Evropën Perëndimore dhe tani po përhapet në Ballkan”, shtoi ai.
“Me këtë ritëm, IHME parashikon që më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha ai.
Provat kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta. Është gjithashtu më rezistent ndaj trajtimit, ku edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht janë më të prirur për t’u infektuar ose riinfektuar. Kluge shpjegoi se kjo është për shkak se mutacionet e tij “i mundësojnë atë të ngjitet më lehtë në qelizat njerëzore”./UBTNews/