OBSH ngre alarmin: Infeksionet në rritje, po rikthehemi në fillim të pandemisë
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngriti alarmin se infeksionet me Covid-19 po rriten shumë dhe po i afrohemi sërish shifrave të fillimit të pandemisë. “Në të gjithë botën, rastet dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese.”,- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Globalisht, numri i rasteve të reja në javë gati është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit. Po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani. Disa vende që më parë e shmangën përhapjen e transmetimit tani po regjistrojnë rritje të madhe të infeksioneve.”,- u shpreh ai./