Organizata Botërore e Shëndetësisë, këshilloi individët që të mos përziejnë vetë vaksinat e Covid nga prodhues të ndryshëm. Shkencëtarja e OBSH, Soumya Swaminathan, tha se vendime të tilla duhet t’u lihen autoriteteve të shëndetit publik.
“Ka një tendencë e rrezikshme këtu. Do të jetë një situatë kaotike nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt. Do të shkaktojë një situatë kaotike nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt”, tha Swaminathan në një konferencë në internet pas një pyetje në lidhje me dozat përforcuese.
Ndërkaq, Grupi Strategjik Këshillimor i OBSH-së për vaksinat tha në qershor se vaksina Pfizer mund të përdoret si dozë e dytë pas një doze fillestare të AstraZeneca, nëse kjo e fundit nuk është e disponueshme.