UBT News

OBSH: Nëntipi i omicron BA. 2 është zbuluar në pesë vende afrikane

Një nënvariant i llojit të virusit omicron i njohur si “BA.2” është gjetur në pesë vende afrikane, tha sot një shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shtuar se ishte e shqetësuar për këtë zhvillim.

“BA.2 është regjistruar në pesë vende, përkatësisht në Botsvana, Kenia, Malavi, Senegal, si dhe në Republikën e Afrikës Jugore”, tha Niksi Gumede-Moeleci në një konferencë për shtyp në internet, transmeton Reuters.

“Ne jemi shumë të shqetësuar”, shtoi ajo.

Sipas të dhënave paraprake, ky lloj i Omicronit është më ngjitës se llojet e tjera, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe pse BA.1 ende përbën më shumë se 96 për qind të rasteve të sekuencës së omicronit, BA.2 përbën më shumë se gjysmën e mostrave të sekuencës së omkronit në disa vende, tha OBSH në një raport javor.

Exit mobile version