UBT News

OBSh: Mos përdorni zëvendësues të sheqerit për humbje peshe

Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një udhëzuesi të ri ka bërë thirrje që të mos e përdorni zëvendësuesin e sheqerit nëse po përpiqeni të humbni peshë.

Kjo organizatë tha se rishikimi sistematik i provave në dispozicion sugjeroi se përdorimi i ëmbëltuesve pa sheqer, ose NSS, “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit te të rriturit ose fëmijët”. Tutje thuhet se mund të ketë “efekte të mundshme të padëshiruara” nga përdorimi afatgjatë i zëvendësuesve të sheqerit, si rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

“Zëvendësimi i sheqernave të lira me NSS nuk ndihmon në kontrollin e peshës në plan afatgjatë. Njerëzit duhet të marrin në konsideratë mënyra të tjera për të reduktuar marrjen e sheqernave të lira, të tilla si konsumimi i ushqimit me sheqerna natyrale, si frutat, ose ushqimet dhe pijet pa sheqer”, tha Francesco Branca, drejtor i OBSh-së për ushqimin dhe sigurinë ushqimore në një njoftim për shtyp./UBTNews/

Exit mobile version