194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) hartuan të mërkurën në Gjenevë një marrëveshje ndërkombëtare për pandemitë e ardhshme.
Përmes kësaj marrëveshjeje, OBSh po synon që të përgatitet më mirë për pandemitë e ardhshme, raporton atsh.
Në seancën speciale në Gjenevë u vendos që një grup pune të fillojë konsultimet përpara 1 marsit të vitit 2022, por nuk do të prezantojë rezultatet përfundimtare deri në takimin vjetor të OBSH-së në vitin 2024.