UBT News

OBSh jep mbështetje për vaksinën kundër malaries për fëmijët afrikanë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) për herë të parë rekomandoi përdorimin e gjerë të RTS,S/AS01 (RTS,S) vaksina kundër malaries për fëmijët afrikanë.

Malaria ka qenë një nga plagët më të mëdha mbi njerëzimin për një shekull dhe kryesisht vret foshnjat dhe fëmijët. Kjo konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha në mjekësi.

Kjo vaksinë u dëshmua efektive gjashtë vite më parë. Ky program është rezultat i një dekade të testimeve klinike në shtatë shtete afrikane.

“Kjo është vaksinë e krijuar në Afrikë nga shkencëtarët afrikanë dhe ne jemi shumë krenarë”, ka thënë udhëheqësi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kreu i OBSh-së e ka quajtur këtë moment historik.

“Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries. Vaksina mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë të rinj çdo vit”, deklaroi ai.

Malaria është një parazit që pushton dhe shkatërron qelizat e gjakut në mënyrë që të riprodhohet, dhe përhapet nga pickimi i mushkonjave që thithin gjak./UBTNews

Exit mobile version