UBT News

OBSH-ja e shqetësuar për pacientët dhe stafin në spitalin Al-Shifa

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është “ekstremisht e shqetësuar” për pacientët dhe stafin në spitalin Al-Shifa në Gaza, i cili u bastis nga trupat izraelite gjatë natës.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor gjeneral i OBSH-së, tha: “Raportimet rreth operacionit ushtarak në spitalin Al-Shifa janë tejet shqetësuese. Sërish ne kemi humbur kontaktin me personelin shëndetësor të spitalit. Ne jemi tejet të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve”.

Shoqata britanike bamirëse Medical Aid for Palestinians shprehu gjithashtu shqetësimin e saj. Drejtoresha ekzekutive, Melanie Ward tha se: “Para se ky operacion të bëhej brenda spitalit, ne ishim shumë të shqetësuar për jetën e njerëzve që ishin tashmëaty, sepse ata nuk kishin qasje në ushqim, për ujë, për karburante”.

Ushtria izraelite tha mëngjesin e sotëm se po kryen një operacion ushtarak në atë spital./UBTNews/

Exit mobile version