Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se organizata i ka dërguar një kërkesë Izraelit për leje për të filluar fazën e dytë të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Gaza nga 14 tetori.
“Ne u kemi kërkuar autoriteteve izraelite që të marrin në konsideratë një skemë të ngjashme që kishim për raundin e parë, diçka që ata e quajnë “pauza taktike” (në luftime) gjatë orarit të punës së fushatës”, tha Ayadil Saparbekov, udhëheqës i OBSH-së për emergjencat në territorin e pushtuar palestinez.
Ai tha se negociatat po vazhdojnë dhe se një takim me autoritetet izraelite për fazën e ardhshme të fushatës ishte planifikuar për të dielën./UBTNews/