Organizata Botërore e Shëndetësisë autorizoi vaksinën kineze Sinovac për përdorim emergjent.
OBSh thotë se kjo vaksinë parandaloi sëmundjen simptomatike në 51% të personave të vaksinuar dhe parandaloi simptomat e rënda dhe hospitalizimin në 100% të mostrave.
Kjo është vaksina e dytë kineze që mori dritën jeshile nga OBSh-ja, pas Sinopharm.
Vaksina, e cila është përdorur tashmë në disa vende, është rekomanduar për personat e moshës mbi 18-vjeçare, me një dozë të dytë dy ose katër javë më vonë.
OBSh-ja ka licencuar gjithashtu vaksina të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna dhe AstraZeneca./UBTNews