Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhuruar 2,160 doza të vaksinës testuese kundër Ebolës për Ugandën pas shpërthimit të ri të virusit, që ka shkaktuar vdekjen e një punonjësi shëndetësor në kryeqytetin Kampala. Vaksina do të përdoret për të vlerësuar efikasitetin e saj në luftimin e Ebola Virus Sudan (SVD), që ka shkaktuar shpërthimin aktual.
OBSH po bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë të Ugandës dhe institucione të tjera lokale dhe ndërkombëtare për të nisur provat e vaksinës, me synimin për të mbrojtur personat në rrezik dhe për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit të mëtejshëm të sëmundjes. Vaksina do të testohet te individët që kanë kontakte të ngushta me personat e infektuar ose ata që kanë vdekur nga Ebola.
Ndërkohë, ndonëse nuk ka ende vaksina të miratuara për këtë formë të Ebola, OBSH thekson se trajtimi i hershëm mbështetës mund të reduktojë ndjeshëm vdekshmërinë. Shpërthimi i kaluar i SVD në Uganda, nga shtatori 2022 deri në janar 2023, pati 164 raste dhe 77 viktima./UBTNews/