Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën se pandemia “nuk ka përfunduar”, duke shtuar se variante të reja ka të ngjarë se do të vazhdojnë të shfaqen, pas variantit të fundit Omicron.
“Kjo pandemi nuk është afër fundit dhe me rritjen e pabesueshme të Omicron globalisht, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja, kjo është arsyeja pse gjurmimi dhe vlerësimi mbeten kritikë“, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, në një konference per shtyp.
Zyrtarët e OBSH-së thanë se ndërsa varianti është mesatarisht më pak i rëndë, ai ende po shkakton vdekje dhe shtrimin në spital.
Paralajmërimet vijnë pasi disa qeveri në botë sugjeruan se mund ta trajtojnë COVID-19 si një sëmundje endemike, e cila gjendet rregullisht në mesin e njerëzve, si virusi i ftohjes ose gripit.
Varianti ka shkaktuar më shumë infeksione tek njerëzit që janë të vaksinuar, sipas zyrtarëve, duke shtuar se “kjo është arsyeja pse ne shohim shumë infeksione të reja por këto kryesisht nuk rezultojnë në sëmundje të rënda”./UBTNews/