Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) pret se do të ketë “shumë më shumë” viktima në Sudan për shkak të shpërthimeve të sëmundjeve dhe mungesës së shërbimeve thelbësore mes luftimeve, tha drejtori i përgjithshëm i saj.
Betejat midis ushtrisë sudane dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga mesi i prillit kanë lënë të vdekur të paktën 459 njerëz dhe të plagosur mbi 4 mijë, sipas OBSh-së.
“Përveç numrit të vdekjeve dhe lëndimeve të shkaktuara nga vetë konflikti, OBSh pret që do të ketë shumë më tepër vdekje për shkak të shpërthimeve, mungesës së qasjes në ushqim dhe ujë dhe ndërprerje të shërbimeve thelbësore shëndetësore, duke përfshirë imunizimin”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros shtoi se vetëm 16% e objekteve shëndetësore funksionojnë në kryeqytetin sudanez./UBTNews/