Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi të martën se tërmeti i fuqishëm i javës së kaluar, epiqendra e të cilit ishte në Turqi, përbën “fatkeqësinë më të madhe natyrore” në 100 vjet në rajonin e Evropës.
Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge në një konferencë për media tha se jemi dëshmitarë të fatkeqësisë më të madhe natyrore.
Tërmeti me magnitudë 7.8, pas të cilit ndodhi një pasgoditje e madhe më 6 shkurt, la të vdekur mbi 41 mijë njerëz në Turqi dhe Siri./UBTNews/