Ndërsa komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mblidhet të enjten për të shqyrtuar për herë të dytë brenda disa javësh nëse lija e majmunëve do të shpallet një krizë globale, disa shkencëtarë thonë se dallimet e habitshme midis shpërthimeve në Afrikë dhe në vendet e zhvilluara do të komplikojnë çdo përgjigje të koordinuar.
Zyrtarët afrikanë thonë se tashmë po e trajtojnë epideminë e kontinentit si një emergjencë.
Por ekspertët gjetkë thonë se versioni i butë i lisë së majmunëve në Evropë, Amerikën e Veriut dhe më gjerë e bën të panevojshëm një deklaratë urgjence edhe nëse virusi nuk mund të ndalet.
Zyrtarët britanikë kohët e fundit ulën vlerësimin e tyre për sëmundjen, duke pasur parasysh mungesën e ashpërsisë së saj.
Tani ka rreth 15 mijë raste të lisë së majmunëve në të gjithë botën.
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe vende të tjera kanë blerë miliona vaksina, asnjëra nuk ka shkuar në Afrikë, ku një version më i rëndë i lisë së majmunit ka vrarë tashmë më shumë se 70 njerëz. Vendet e pasura ende nuk kanë raportuar ndonjë vdekje nga lija e majmunëve. /UBTNews/