Përveç vrasjes së tetë milionë njerëzve çdo vit, industria e duhanit ka një ndikim shumë më të madh në planet sesa njerëzit e dinë. Një raport i ri i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ofron detaje rreth impaktit shkatërrues të kësaj industrie vdekjeprurëse në mjedis dhe shëndetin e njerëzve të zakonshëm.
Çdo vit, duhani i kushton botës 600 milionë pemë, 200 mijë hektarë tokë, 22 miliardë tonë ujë dhe lëshon 84 milionë ton dioksid karboni në atmosferë, sipas raportit. Vetëm emetimet e CO2 janë ekuivalente me një të pestën e asaj që prodhohet nga industria ajrore.
Shumica e duhanit kultivohet në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme ku uji dhe toka bujqësore shërbejnë për të prodhuar ushqim. Në vend të kësaj, ato po përdoren për të rritur këto bimë duhani “vdekjeprurëse”, thotë OBSh, ndërsa pyjet po pastrohen gjithnjë e më shumë. Përveç kësaj, përmes duhanit prodhohen mbeturina që dëmtojnë mjedisin tonë, thuhet në raportin e OBSh-së./UBTNews/