UBT News

OBSh dhe UNICEF thirrje të mos mbyllen shkollat

Korean School Classroom

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe dhe Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet – UNICEF kanë rekomanduar që të mos mbyllen shkollat, por kërkuan që të bëhen më të sigurta për fëmijët dhe stafin, pasi varianti Delta po përhapet shumë shpejt.

“Pandemia ka shkaktuar ndëprerjen më katastrofike të arsimit në histori. Është jetike që mësimi në shkolla të vazhdojë pa ndërprerje”, deklaroi Hans Kluge, kreu i OBSh-së për rajonin e Evropës.

44 nga 53 vende në rajonin evropian të OBSh-së i mbyllën shkollat në valën e parë, në prill të vitit 2020, dhe ndonëse shumica u hapën në shtator, rritja e rasteve çoi deri te masat e reja dhe shumë vende u mbyllën gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Të dy organizatat thonë se mësuesit dhe personeli tjetër i shkollës duhet të jenë grupet kryesore për vaksinim, duke shtuar se të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe ata me sëmundje kronike duhet të jenë prioritet në vaksinim.

Organizatat rekomanduan që mjediset shkollore të bëhen më të sigurta duke përmirësuar ventilimin në klasë, duke ruajtur rregullat e distancimit fizik dhe duke testuar rregullisht si nxënësit ashtu edhe stafin./UBTNews

Exit mobile version