Të mërkurën, Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë miratoi një mocion përmes së cilit dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor.
Mocioni u miratua me 80 vota pro, nëntë kundër dhe me 52 abstenime. Përmes këtij mocioni u bë thirrje të vlerësohet ndikimi i agresionit të Rusisë në sektorin e shëndetësisë.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Rusia./UBTNews/