UBT News

OBSh: COVID-19 shkaktoi vdekjen e afërsisht 15 milionë njerëzve në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) thekson se pandemia COVID-19 shkaktoi vdekjen e afërsisht 15 milionë njerëzve në mbarë botën. Kjo është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy viteve.

OBSh beson se shumë vende nuk e përfshinë numrin e të vdekurve nga COVID-19, vetëm 5.4 milionë u raportuan.

Në Indi, ku janë 4.7 milionë vdekje nga COVID-19, dhjetë herë më shumë sesa të dhënat zyrtare – dhe pothuajse një e treta e vdekjeve në nivel global.

Duke folur për shkallën e shifrave, Dr Samira Asma, nga departamenti i të dhënave të OBSh-së, tha se kjo “Është tragjedi. Nëse nuk numërojmë të vdekurit, do të humbasim mundësinë për të qenë më të përgatitur për herën tjetër”.

Krahas Indisë, vendet me numrin më të madh të vdekjeve janë Rusia, Indonezia, ShBA, Brazili, Meksika dhe Peruja, sugjerojnë shifrat e OBSh-së. Shifrat për Rusinë janë tre herë e gjysmë më shumë se vdekjet e regjistruara në vend./UBTNews/


Exit mobile version