UBT News

OBSH: Autorizimet e vaksinave të jenë të përkohshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë, duke vënë në dukje se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë “zgjidhja e fundit” gjatë pandemisë.

“Shumë persona që hezitojnë të bëjnë vaksinën duhet të marrin përgjigje rreth pyetjeve të tyre”, tha drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.

Ryan bëri thirrje që autorizimet e vaksinave të jenë të qarta dhe të kufizuara në kohë. “Ato gjithashtu duhet të shoqërohen me një sqarim ku komunikohet rreziku i tyre”, shtoi ai.

“Ne i shohim autorizimet si mjetin e fundit përballë një epidemie të madhe në të cilën ne e dimë se vaksinat do të shpëtojnë jetë”, tha eksperti i shëndetit publik, duke dhënë si shembuj shpërthimet e varianteve Delta dhe Omicron.

“Qeveritë duhet të marrin në konsideratë përfitimet e vaksinimit kundër “përçarjes së çdo të drejte individuale ose lirie individuale”, theksoi ai.

Exit mobile version