UBT News

OBSH aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkroi në Twitter drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ekipet do të ofrojnë “kujdes thelbësor shëndetësor për të lënduarit dhe më të prekurit nga tërmeti”, shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

NetBlock njofton se si pasojë e tërmetit, është ndërprerë energjia elektrike dhe interneti, çka mund të ndikojë në “aftësinë e publikut për të kërkuar ndihmë”./UBTNews/

Exit mobile version