Të paktën 15 mijë persona kanë vdekur këtë vit për shkak të nxehtësisë së madhe në Evropë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).
Drejtori rajonal i OBSh-së, Hans Kluge në fillim të Konferencës Botërore të Klimës COP27 tha se Evropa ka përjetuar verën më të nxehtë, që nga fillimi i regjistrimeve, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tij, ka pasur një intensifikim të përgjithshëm të valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve në pyje në Evropë, gjëra që siç tha ai, kanë pasur efekte negative shëndetësore në popullatë.
“Stresi nga nxehtësia, një gjendje në të cilën trupi nuk mund të ftohet më, është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me motin në Rajonin Evropian të OBSh-së”, tha ai.
Sipas të dhënave deri më tani, të paktën 15 mijë persona vlerësohet të kenë vdekur në mënyrë eksplicite nga të nxehtit këtë vit.