Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 243 raste mjekësore janë evakuuar nga Gaza në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah. Në mesin e tyre janë edhe një numër i të plagosurve si pasojë e sulmeve izraelite.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se sipas raporteve të punonjësve të organizatës në Rripin e Gazës, kriza e urisë po rritet çdo ditë në spitalet e Gazës./UBTNews/